
Tiranë, 8 gusht 2015, NOA.al- Në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, 27 vjeçari Gentian Isufaj u ekstradua.
Mbrëmjen e djeshme u bë ekstradimi nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë i 27 vjeçarit banues në Koplik, Malësi e Madhe, Shkodër.
Më 15 prill ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milano-s, në korrik të vitit të kaluar ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”.
Isufaj në qytetin Arcinate të Italisë, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi prej 270 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, një shtetasi shqiptar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana, me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





