Transmetuar më 08-08-2015, 07:14

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 8 gusht 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Drafti i financave, qeveria, taksë edhe për pagat nën 30 mijë lekë”.

Tituj të tjerë janë; “Flet motra e vajzave të zhdukura: Motrat na hodhën valium në gjellë, i telefonoi një femër”.

“Dëshmia, Infermieri: E putha pacienten, u tërhoqa se ishte e fejuar”.

Lexoni dhe: Infermieri: 16 vjeçarja më puthi në faqe, ja ktheva në buzë

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Kërkesa e FMN-së: Të tatohen pagat minimale nën 30 mijë lekë”.

Tituj të tjerë janë; “Everest Duka dëshmon në sallën e gjyqit se çfarë ndodhi në sallën e infermierëve”.

“Zgjedhjet, 46 partitë politike që do të kthejnë paratë”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Propozimi për pagat, taksat, sa mbahet për çdo kategori”.

Tituj të tjerë janë; “Milo, Ndoka dhe Dule kthejnë 1 milionë lekë”.

“Arkivi i AKKP, pronarët në Shkodër, emrat dhe problemet me dokumentet”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Verë e akullt Rama-Meta. Zërat publik për një krisje në shumicë janë shtuar dhe shumë flasin për një ftohje mes dy liderëve që mund të ndryshojë panoramën politike në shtator. A po shkon koalicioni qeverisës drejt divorcit dhe cili do të ishte fundi i tij?”

Tituj të tjerë janë; “Albana Vokshi: Nga bashkëqeverisja me LSI kemi ende kosto, duhet qëndrim i prerë”.

“Kërkesa e FMN, drafti në diskutim, tatim 5 % edhe për pagat e ulëta?”

“Britanikët drejt largimit, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd