Transmetuar më 07-08-2015, 21:58

Një telefonatë misterioze në mes të natës. Një kërkesë për ndihmë dhe nisja e rrugës drejt vdekjes.

Anthony Costner, 24 vjeç dhe gruaja e tij Catherine, 22 vjeç nga Powder Springs të Georgia (SHBA), u ekzekutuan duke u qëlluar me pistoletë në makinën e tyre, në sy të vajzës 3 vjeçare.

Sipas nënës së Catherine, Cynthia Quinn, vajza e saj kishte marrë një telefonatë të mërkurën mbrëma, ku një person i kërkonte ndihmë.

Pak më vonë, ajo, i shoqi dhe vajza u nisën me makinë drejt vendit të takimit. Makina e tyre u gjet në një kanal, me dritat ndezur rreth orës 02.00 të natës.

Burrë e grua ishin vrarë me një breshëri të shtënash. Catherine u gjet ende e gjallë me plag në stomak dhe pak më vonë, ndërroi jetë në spital.

Skena tronditëse u zhvillua në sy të vajzës tre vjeçare e cila u gjet duke qarë në sediljen e pasme të makinës. Deri më tani policia nuk ka ndonjë të dyshuar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd