Transmetuar më 07-08-2015, 19:44

Vlorë, 7 gusht 2015, NOA.al- Një vajzë e re nga Fieri ka përfunduar në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë tre të plagosur.

Romina Dima, u ndalua nga policia e Vlorës, pasi paraditen e sotme duke drejtuar automjetin e saj tip Benz, me targë AA922LJ, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Fier-Vlorë, afër vendit të quajtur “Panaja”, ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit, D.Sh., 27 vjeç dhe A.R., 24 vjeç, të cilët u dërguan në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Ndërsa dy personat e tjerë të cilët ishin gjithashtu pasagjerë në makinë S.R., 24 vjeç dhe F.M., 21 vjeç, nuk pësuan asnjë dëmtim.

Uniformat blu bën arrestimin në flagrancë të 22 vjeçares e akuzuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd