Transmetuar më 07-08-2015, 19:14

Tiranë, 7 gusht 2015, NOA.al- Fundi i një lidhje dashurie mes një çifti në kryeqytet është përmbyllur me denoncim në polici.

Një vajzë 17 vjeçare ka denoncuar ish- të dashurin e saj në komisariatin nr.3 të policisë se ka abuzuar seksualisht me të.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e 19 vjeçarit F.P., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me adoleshenten.

Mësohet se ata ishin të lidhur dhe 19 vjeçari i kishte kërkuar vajzës që të fejoheshin. Por prindërit e së resë nuk kanë pranuar, duke i kërkuar që të ndërpresin lidhjen. Krahas refuzimit të familjarëve, 17 vjeçarja ka vijuar të takohet me të dashurin dhe ka vazhduar lidhjen për disa kohë.

Siç konfirmojnë burime nga policia, i riu i ka thënë të dashurës që të largohej, pasi për shkak se lidhja e tyre nuk pranohej nga prindërit, nuk kishte të ardhme.

Në këto kushte e mërzitur, adoleshentja ka bërë denoncim në polici për F.P., duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet për të sqaruar të vërtetën e denoncimit./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd