Transmetuar më 07-08-2015, 18:24

Një burrë në Zelandën e Re, Alistair Campbell vendosi që të bëjë tatuazh një aparat për dëgjimin në kokë, në mënyrë që vajza e tij e cila kishte probleme me dëgjimin, të mos ndihej “ndryshe”.

E vogla Charlotte u diagnostikua nga shurdhëria totale në veshin e majtë dhe mungesë të pjesshme dëgjimi në të djathtin.

Kur vajza pa tatuazhin në kokën e të atit, e priti me një buzëqeshje të madhe dhe tha “cool” (i paparë).

Edhe gruaja dhe djali i dytë i Campbell mbajnë një impiant dëgjimi dhe veprimi i burrit ishte si shenjë solidarizimi me familjen./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd