
Durrës, 7 gusht 2015, NOA.al- Një emigrant me banim në Zvicër ka rënë pre e grabitjes.
Gjatë natës së kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr.13, 47 vjeçarit F.E., banues në Zvicër, në mjetin tip “Benz” me targë, i kanë thyer xhamin, ku i kanë marrë 300 franga dhe dy celularë.
Mësohet se i dëmtuari nuk ndodhej në makinë në momentin e ngjarjes dhe se e ka zbuluar vjedhjen, disa orë më vonë.
Ai është paraqitur në polici ku dhe ka bërë denoncimin. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





