



I vetmuar shtrëngon me duar një arush pellushi. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, nëse nuk do bëhej fjalë për një kangur të vogël.
Kanguri me emrin Doodlebug mbeti jetim qysh në lindje, por nuk dihet nëse nëna ka ngordhur ose e ka braktisur.
Gillian Beshara, kujdestar i faunës së egër e adoptoi kangurin dhe e mori me vete në shtëpinë e tij, në Northern Rivers, në shtetin australian të New South Wales.
Ai u kujdes për të për dy muaj me radhë dhe duke parë se si një arush pellushi ndikonte në përmirësimin e humorit të kangurit të vogël, ja dha që t’a mbante.
Djali i Gillan, Tim Beshara, e ka fotografuar Doodlebug teksa ai luan me arushin në oborr dhe i publikoi fotografitë e tij në rrjetet sociale./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





