
Ora krijon debate mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Ora lokale në të dy vendet ka qenë e njëjta, ajo e Tokios, qysh prej dominimit të Japonisë në Kore, asokohe e bashkuar nga vitet 1910 dhe 1945.
Tashmë ama, Koreja e Veriut deklaron se do të vendosë një orë të sajën, ku duke nisur nga java e ardhshme, akrepat do të zhvendosen 30 minuta mbrapsht.
Koreja e Jugut e njohur me këtë vendim deklaroi se një gjë e tillë krijon vetëm shpërqendrim.
Agjencia zyrtare e Koresë së Veriut, deklaroi se institucionalizimi i orës së Pyongyang, do të shërbejë për të larguar nga memoria të kaluarën koloniale.
Sistemi i ri i diktuar nga Kim Jong-un do të vihet në zbatim që nga 15 gushti, ditë e cila përkon me 70 vjetoerin e pavarësisë së Koresë nga Japonia./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





