Transmetuar më 07-08-2015, 16:10

Tualeti mund të ndihmojë femrat të jenë më joshëse, por në disa raste mund të ketë efekt të kundërt. Madje mund të shkaktojë edhe kriza martesore.

Kështu i ka ndodhur një çifti në Algjeri. Siç raporton “Mirror”, një dhëndër i ri menjëherë pas martese paditi gruan, pasi sipas tij, pa tualet ajo nuk njihej.

Burri tha në dëshminë e tij se para martese, e shoqja nuk ishte shfaqur asnjëherë pa tualet. Por pas martesës, në zgjim nga nata e parë mbeti i shokuar.

“Kur hapa sytë, nuk e njoha. Mendova se ishte një hajdut”, tha burri në polici.

Ai pretendon se është mashtruar nga gruaja, ndaj e ka paditur. Në vijim tregon se gjatë fejesës ajo dukej tërheqëse, por në asnjë moment nuk ishte shfaqur pa tualet.

Burri ka kërkuar nga e shoqja 18 mijë euro dëmshpërblim për shokun që i ka shkaktuar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd