Transmetuar më 07-08-2015, 15:59

Aktorja Jennifer Aniston dhe i fejuari i saj Justin Theroux janë burrë e grua. Çifti është martuar më 5 gusht në një ceremoni sekrete të organizuar në vilën e aktores në Bel Air, Los Angeles (SHBA). Një martesë e bërë në befasi, ku ishin të pranishëm 75 të ftuar, përfshirë miq Vip të çiftit.

Aniston dhe Theroux njihen prej vitesh, por vetëm në vitin 2012 u lidhën bashkë. Një numër i madh revistash amerikane publikuan fotografi nga kopështi i përgatitur për festën.

Në mesin e të ftuarve Vip mësohet se kanë qenë Lisa Kudrow, Jimmy Kimmel, Howard Stern, Sia, Chelsea Handler, Tobey Maguire, Jason Bateman, Jennifer Meyer, Emily Blunt, Ellen DeGeneres dhe Terry Richardson.

Shoqëruese e nuses ishte mikja më e mirë e saj, Courtney Cox, me të cilën nuk është shkëputur qysh nga koha e serialit “Friends”.

Kjo është martesa e dytë për aktoren 46 vjeçare, pas asaj me Brad Pitt të kurorëzuar në vitin 2000 dhe e përfunduar pas pesë vitesh. Ndërsa për Theroux bëhet fjalë për martesën e parë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd