





Duket se David Gandy nuk ka defekte. Përveçse cilësohet si mashkulli më i bukur në botë nga forume të ndryshme t♪7 modës, me shumë diploma për marketing, është edhe i angazhuar për bamirësi. Madje inkurajon edhe kolegët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
“Njerëzit e famshëm, duhet të bëjnë diçka për të tjerët. Jemi me fat dhe të privilegjuar, ndonëse nuk jemi aspak të veçantë. Është detyra jonë të ndihmojmë të tjerët dhe nuk po bëjmë asgjë për të shpëtuar jetët e njerëzve, apo për të luftuar kundër kancerit”, thotë Gandy.
David është bërë i famshëm për publikun si imazh i reklamave të “Dolce e Gabbana” dhe ka marrë pjesë në shumë nisma bamirësie, në ndihmë të popullsisë së Haiti, pas goditjes nga tërmeti në vitin 2010 dhe në nisma të ndryshme kundër vafërisë.
Modeli i është dedikuar edhe shkollës me projektin “Spark Something Good”, i cili konsiston në ndërtimin e klasave për të rinj me vështirësi në të mësuar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





