



Një vajzë amerikane me emrin Lizzy Myers, vetëm 5 vjeçe, e cila jeton në Ohio, pas pak vitesh do të humbasë shikimin.
Vogëlushja do të mbetet e verbër për shkak të një sëmundje të rëndë, e cila do e bëjë totalisht të verbër, si dhe të shurdhër.
Nuk do të shquajë më format, as ngjyrat, as muzikën, por vetëm errësirë dhe heshtje.
Në ato pak vite që i ngelen, prindërit duan që t’i bëjnë një sërë dhuratash, në mënyrë që të shikojë sa më shumë gjëra. Në mesin e tyre është edhe që të vizitojë Romën, në Itali.
Vogëlushja është prekur nga sindroma e Usher, një sëmundje e rrallë genetike që i dëmton shikimin dhe dëgjimin.
Drejtori i një kompanie ajrore i prekur nga historia e saj, i dhuroi familjes Myres biletat vajtje ardhje për çdo destinacnion të botës. Zgjedhja e prindërve të Lizzy, nëna me origjinë italiane, ishte e para në Romë.
Gjatë këtyre ditëve, Lizzy me prindërit dhe me motrën Christine ndodhen për pushime në Hilton Head, në Karolinën e Jugut./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





