Transmetuar më 07-08-2015, 13:32

Tiranë, 7 gusht 2015, NOA.al- Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për shtetasin Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e Sarandës, i akuzuar për “korrupsion pasiv …”.

I pandehuri është ndaluar në dt. 05.06.2015 dhe nga kjo datë dhe deri në datën 23.06.2015 ka qëndruar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Masa e sigurisë është ndryshuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në datë 23.06.2015, duke vendosur “arrest në shtëpi”.

Ndaj këtij shtetasi dhe bashkëshortes së tij, gjithashtu gjyqtare, po vijon ndërkohë hetimi nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës, në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), për veprën penale të “fshehjes së pasurisë…”.

Pak kohë më parë me unanimitet të plotë Këshilli i Larte i Drejtësisë, vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Rasim Doda.

Gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndryshuar vendimin e një procesi gjyqësore. /e.gj/noa.al Në hetim për korrupsion, KLD pezullon gjyqtarët Doda dhe Ademi

Fshehje pasurie, kallëzohen penalisht 3 gjyqtarë në Vlorë dhe Sarandë

ILDKPKI kallëzon 3 gjyqtarë dhe ish-doganieren e Sarandës

Korrupsion, 30 ditë burg për gjyqtarin Rasim Doda

KLD miraton kërkesën, arrestohet gjyqtari Rasim Doda

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd