
Çeki, 7 gusht 2015, NOA.al- Një bandë shqiptaro-çeke është vënë sot në pranga nga policia e Çekisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat çeke, të cilat informojnë se banda e hajdutëve përbehej nga 9 persona dhe po përgatisnin një plan për grabitjen e vilës së Ministrit të Financave të Çekisë.
Gjithashtu kjo bandë në shumicën e së cilës kishte shqiptare kishte në plan edhe rrëmbimin e djalit të ministrit.
Mediat çeke informojnë se shtetasit shqiptarë kishin koordinuar me një shtetas çek për të realizuar planin e tyre.
Por grabitja ka mbetur në tentativë, pasi plani i bandës është zbuluar dhe policia ka ndërhyrë duke e shkatërruar këtë bandë. Ende nuk jepen emrat e shtetasve shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Çekisë për të kryer këtë vjedhje. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





