Transmetuar më 07-08-2015, 11:15

Tiranë, 7 gusht 2015, NOA.al- Ekstradohet nga Italia shtetasi shqiptarë Hektor Lipe, 31 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ky shtetas ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Korçës me 4 vjet e 8 muaj burg.
Policia e Shtetit bën të ditur se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë te këtij shtetasi. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





