
Pukë, 7 gusht 2015, NOA.al- Zjarri i një nate më parë që përfshiu pyjet e Trunit, pas një shkëndije që u shkaktua nga linja e tensionit të lartë ka vënë në alarm autoritetet lokale. Kreu i shërbimit pyjor në Pukë, Roland Toma paralajmëroi një situatë kaotike, në rast se zjarri kalon në kodrën tjetër. Zjarri favorizohet shumë nga era dhe për të shmangur përhapjen e flakëve, mëngjesin e sotëm është nisur drejt Pukës një helikopter nga Tirana, i cili do të bëjë të mundur hedhjen e ujit nga ajri për të shuar flakët. Banorët e zonës i janë bashkuar aksionit të zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, por terreni i thyer e ka vështirësuar punën e tyre. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





