Transmetuar më 07-08-2015, 10:30

Tiranë, 7 gusht 2015, NOA.al- Aksioni i Bashkisë së Tiranës për pastrimin e kryeqytetit nga plehrat vijon për t’u finalizuar me aksionin e 4 shtatorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po e ndjek vetë aksionin e përditshëm.

Ai ka postuar sot në rrjetin social “Facebook” foto nga aksioni i pastrimit në Njësinë 5, nga Stadiumi Dinamo në sheshin Wilson: “Faleminderit grave e burrave që po luftojnë ditë-natë në betejën me zhulin në Tiranë. Mos harro: Edhe ti në 4 Shtator!”, shkruan Veliaj.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj e ka shpallur pastrimin e Tiranës si krye-emergjencën e muajit Gusht, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit të datës 4 shtator për të pastruar kryeqytetin. Në këtë aksion do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit e njësive vendore dhe punonjës të administratës. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd