Transmetuar më 07-08-2015, 09:25

Elbasan, 7 gusht 2015, NOA.al- Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e arrestit “detyrim paraqitje’, për infermierin Everest Duka, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Sipas denoncimit të bërë nga  e mitura, Duka ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me të, gjatë kohës që ajo ishte e shtruar në spital.

Akuzë kjo që është hedhur poshtë nga infermieri, duke e cilësuar një shpifje, por drejtoria e spitalit e ka pezulluar nga puna infermierin deri në sqarimin e situatës nga organet e drejtësisë. /e.gj/noa.al

Infermieri i denoncuar për përdhunim, xhaxhai e kapi të miturën duke folur në Facebook me të

Elbasan, infermieri akuzohet se tentoi të përdhunojë pacienten e mitur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd