Transmetuar më 07-08-2015, 09:00

Lushnje, 7 gusht 2015, NOA.al- Policia e Lushnjes ka prangosur një shtetas me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Bregas 2015”, të organizuar nga Policia e Lushnjes ka rënë në pranga shtetasi Refit Petova, 64 vjeç, banues në fshatin Bregas, Lushnje, pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në serat në pronësi të tij në fshatin Bregas, Lushnje, u gjetën  të mbjella 11 bimë të ngjashme me bimën Cannabis Sativa.

Policia ka kaluar materialet prokurorisë e cila po bën hetimet e duhura.  /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd