Transmetuar më 07-08-2015, 07:51

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 7 gusht 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Nëndrejtori i ISSH. Pensionet llogaritja e re për çdo kategori.”.

Tituj të tjerë janë; “Rrëfimi i shoqes së 18-vjeçares së zhdukur:Hakmarrja për prindërit që e ndanë nga i fejuari.”

“Atentati në Tiranë, 10 mijë euro për të vrarë të dashurin e gruas”.

“Shtohet lista për Banesat Sociale, Veliaj fton Gonxhen në Bashki”. “Xhafaj: Nuk sakrifikohet reforma për hir të konsensusit”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Bizneset si do të kontrollohen”

“Drejtoresha e buxhetit: Pse nuk rriten pagat dhe pensionet”

“Ish-gruaja e Shkëlzenit i merr kalin, reagon Armina”

“Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi, ndryshimet për prokurorin dhe KLD-në”

“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Porosia 10 mijë euro. Minë për të dashurin e gruas”

“Alteta Kajtazi: I kanë rrëmbyer, si i mbajtën vete me 4 valixhe. Motra e dy vajzave të zhdukura: Na helmuan 2 herë, shteti duhet ti gjejë”.

“Infermierja, sherr me kreun e spitalit për 2 ditët e punës”

“Veliaj: Kush shet në trotuare, afat deri javën tjetër të ikë’

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Reforma në Drejtësi. Ndryshon zgjedhja e Presidentit? Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka bërë publike disa  nga idetë që ka shumica qeverisëse për zgjedhjen e Presidentit, duke përjashtuar variantin e zgjedhjes nga populli. Ai ka theksuar se do ketë forcim të pavarësisë së Prokurorit dhe reduktim të kompetencave të presidentit në zgjedhjen e gjyqtarëve. PS: Jo konsensus në dëm të reformës. PD: Vetëm një reformë konsensuale nxjerr nga status quo-ja sistemin e drejtësisë”.

“Shitja e apartamenteve. Denoncohet për mashtrim presidenti i “Besës”, Bizhdili: Jam i pastër”

“Guvernatori: Ngjarjet në Greqi do të frenojnë rritjen ekonomike”.

“Basha nuk bën dallime: Buxheti, dëshmi e korrupsionit Rama-Meta”

“Apeli i kryebashkiakut. Veliaj, një javë kohë bizneseve: Lironi  trotuaret, ndajmë banesat sociale”

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Urdhëri i tatimeve për aksionin e shtatorit. Drejtoresha Shehaj: Ndjekje penale shitësve të pa regjistruar dhe sekuestrim malli”.

“Reforma në drejtësi, edhe pa konsensus”

“Gjermania, viza pune për Ballkanin”

“Pagat dhe pensionet 960nmln lekë më pak”

Gazeta “Telegraf” hapet me titullin, “Ujësjellësi i Tiranës, “moçal” abuzimesh me prokurime”.

Gazeta “Dita”, ka si argument kryesor, “Faksi Sekret. Berisha e dinte që ata nuk ishin bamirës. Eksperti izraelit i sigurisë. Po, Berisha takoi Bin Laden”.

Gazeta “Sot”, ka si shkrim kryesor, “Spartak Ngjela: Rama-Meta drejt ndarjes, PS e rrezikuar në 2017, kryeministri i paaftë dhe jo politikan”

“Raporti, ja si i ndajnë paratë e korrupsionit gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe sekserët, zbërthehet funksionimi i korporatës në drejtësi”.

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si argument kryesor, “Strehimi. 4097 kredi të buta, procedura për të fituar. Projekti i Qeverisë për zhbllokimin e 2500 dosjeve. Hapat që do të ndiqen deri në vitin 2017 për kreditë dhe qirat sociale”.

“Pensionet. Punonjësit e kooperativave, ndryshon llogaritja”

“Drejtësia. Presidenti zgjidhet me 84 vota, rriten kompetencat”

“Erjon Veliaj: Një javë kohë, për pronarët e lokaleve që kanë zënë trotuaret”

“Jemin Gjana: Të flitet me emra për ministrat që ishin kundër Kosovës”

Gazeta “Koha Jonë”, hapet me shkrimin, “Kryeministri Rama dhe euro-dollaro-gjyqtarët”.

“Legalizohen 6 objekte kulti në Shkodër, Lame: Janë mbi 800 në gjithë vendin”.

“Veliaj: Tolerancë zero për hapësirat e zëna, një javë afat për t’u çliruar”

“Xhafaj: Reforma në drejtësi, jo fasadë por një operacion”. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd