Transmetuar më 06-08-2015, 22:55

Vlorë, 6 gusht 2015, NOA.al- Gjatë një operacioni të organizuar ditën e sotme, policia e Vlorës ka asgjësuar disa qindra rrënjë bimë narkotike të llojit hashash dhe ka prangosur dy persona të akuzuar si kultivues të tyre.

Aksioni për  asgjësimin e bimëve narkotike u ndërmor në fshatin Babicë e Madhe. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Bujar Selmanaj, 52 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij iu gjetën 22 bimë hashashi.

Gjithashtu në pranga përfundoi edhe shtetasja me H. Buza, në oborrin e banesës së të cilës janë gjetur 137 bimë të tjera.

Policia ka marrë në pyetje kryeplakun e fshatit. Policia e Vlorës bën të ditur se, operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike vazhdon në shkallë qarku. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd