
Pjeshka është fruti i sezonit ndaj konsumoheni sa të mundësin pasi është mjaft i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% ujë dhe minerale të ndryshme ndër të cilat më i bollshmi është kaliumi dhe më pas natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori. Specialistët thonë se të hash një pjeshkë në ditë, nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për forcimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak.
Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave të fytyrës, ngase ajo është favorite për lëkurën që të qëndrojë elastike dhe e re.
Ndër të tjera, pjeshka pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit dhe manganit. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





