Transmetuar më 06-08-2015, 19:16

Mellissa Jean është një fotografe australiane e cila në profilin e saj në Instagram, Melissa Jean Babies publikoi për disa kohë imazhe të nënave me fëmijë të sapolindur, duke u dhënë gji.

Disa ditë më parë me rastin e nisjes së World Breast Feading Week, (Javës botërore të ushqyerjes me gji), profili i saj u bllokua.

Profili i saj me 18 mijë ndjekës u zhduk duke për shkak të pamjeve të cilësuara vulgare dhe ajo nuk arrinte më të hynte në rrjetin social.

Melissa thotë se prej kohësh bashkëpunonte me Sunshine Coast Hospital për të fiksuar momentet më të bukura të lindjes së një fëmije dhe çastet e para të jetës.

Menjëherë pas konstatimit të mbylljes miq dhe të afërm të saj nisën një fushatë për të rihapur profilin e saj, përmes hashtagut #‎bringbackmelissajeanbabies ‪dhe #‎bringbackmelissajean.

Pas kësaj Instagram zhbllokoi kështu profilin e Jean dhe ndjekësit e saj arritën në 28 mijë në pak kohë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd