Transmetuar më 06-08-2015, 18:48

Durrës, 6 gusht 2015, NOA.al-Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Dy autobusë dhe një makinë janë përplasur njëri me tjetrin në afërsi të Sukthit. Mësohet se nga aksidenti nuk janë shkaktuar viktima, por vetëm një trafik super i rënduar.
Rruga është bllokuar për afro 3 km. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, njëkohësisht po punojnë edhe për lehtësimin e trafikut, dhe lëvizjen e automjeteve. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





