Transmetuar më 06-08-2015, 16:17

Tiranë, NOA.al-Dita do te nise me kthjellime dhe vranësira te lehta ne zonat e ulta dhe bregdetare, ndërsa me vranësira dhe shira lokale ne zonat malore verilindore dhe juglindore. Pas mesdita pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira lokale edhe ne disa zona te jugut e qendrë.

Po ashtu edhe pasditja do te vijoje me te njëjtat kushte atmosferike duke bere qe vranësirat te mbeten prezent ne pjesën me te madhe te vendit, por serish me e rrezikuar nga shirat do te jete juglindja dhe ekstremi jugor.

Temperaturat e ajrit do te jene te larta si ne vlerat e mëngjesit edhe ne te mesditës, me te larta ne zonat e ulta.

Era do te mbetet e lehte si ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h nga veriperëndimi duke gjeneruar ne brigjet e Adriatikut dhe jonit dallgëzim 1 balle.

 Europa

Gadishulli iberik do te përjetojë serish mot te kthjellet dhe temperatura te larta deri ne 39 grade celcius. Gjithashtu me kthjellime dhe temperatura shume te larta do te paraqitet situata meteorologjike për Europen juglindore, kryesisht Turqia.

Persa i përket ishujve Britanike, Zona e alpeve si edhe gadishulli Skandinav do te dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd