Transmetuar më 06-08-2015, 15:00

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Arabinë Saudite ka shkaktuar 17 viktima. Shpërthimi u shënua në xhaminë e Abha, qytet në jug të Arabisë Saudite.

Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror Al-Ekhbariya. Xhamia frekuentohej nga agjentë të policisë dhe zyrtarë të sigurisë, të cilët dyshohet se mund të kenë qenë në shënjestër.

Si pasojë e shpërthimit së paku 20 persona kanë mbetur të plagosur. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende, por dyshohet për një grup lokal të lidhur me ISIS.

Një sërë atentatesh kanë tronditur vendin, ku i fundit ka ndodhur në muajin maj nga një kamikaz i cili u shpërthye brenda një xhamie shiite në fshatin e al-Qudeeh, ku humbën jetën 22 persona./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd