
Lezhë, 6 gusht 2015, NOA.al- Gjashtë muaj bashkëjetese nën dhunë dhe kërcënim. Një 20 vjeçare nga Lezha ka denoncuar para uniformave blu personin me të cilin jetonte, duke thënë se është dhunuar dhe kërcënuar me jetë sistematikisht.
Burime zyrtare nga policia i thanë NOA.al se u bë arrestimi i 24 vjeçarit Fatbardh Gjokeja, banues në Fushë-Derven të Krujës.
Ndalimi i tij u bë pasi pasditen e djeshme ka bërë kallëzim 20 vjeçarja M.M., banuese në lagjen “Varosh” të Lezhës.
Vajza ka thënë se djali me të cilin ka bashkëjetuar prej gjashtë muajsh e ka dhunuar fizikisht dhe psikoloigjikisht dhe së fundmi e ka kërcënuar me armë zjarri, të cilën sipas pretendimeve të 20 vjeçares, e mban pa leje.
Sipas rrëfimit të së resë Gjokeja kishte nisur të bëhej i dhunshëm pak kohë pasi kishin nisur të jetonin bashkë, por se së fundmi lëndimet që i shkaktonte asaj ishin të padurueshme. 24 vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





