
Elbasan, 6 gusht 2015, NOA.al- Një sherr i dhunshëm mes dy të rinjve në Elbasan ka përfunduar me një të plagosur.
Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i 24 vjeçarit Ervis Peqini. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se gjatë mesditës së djeshme, 24 vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një herë me thikë në pjesën e kurrizit 28 vjeçarin A.T., banues në Tiranë.
I dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin Ushtarak Tiranë, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





