
Shkodër, 6 gusht 2015, NOA.al- Një 36 vjeçar nga Shkodra është vënë në prangat e policisë pas një sherri me katër turistë sllovakë.
Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se Afrim Hasnisi, banues në Shkodër u prangos ditën e djeshme pasi ka goditur me gur dhe mjete tjera të forta xhamin e pasëm të mjetit tip “Opel Meriva”, me ngjyrë gri, me targë BB408BK, në pronësi të shtetasit sllovak E.M., 26 vjeç, banues në Banska Bystrica- Rudlova Ruyova.
Bëhet e ditur se konflikti mes tyre ka filluar për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike mes Afrim Hasnisi dhe katër sllovakëve.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





