Transmetuar më 06-08-2015, 11:23

Një konflikt i cili zgjat prej disa vitesh mes djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-bashkëshortes së tij Sadije Berisha, ka marrë fund.

Bëhet fjalë për konflikti për kalin Mary, për të cilin Sadija e akuzonte djalin e ish-Kryeministrit se nuk i’ia kishte kthyer mbrapsht në Suedi, vend ku ajo jeton.

Ajo ka publikuar në Facebook një galeri fotografish ku tregon se si ka arritur të marrë pelën e saj, duke sfiduar ish-bashkëshortin, i cili mohonte të kishte ndonjë kalë për t’i dhënë nënës së fëmijëve të tij.

Ish-gruaja e Shkëlzenit ka marrë një makinë me qera enkas për kafshë, nga Suedia për në Shqipëri dhe ka mundur të marrë mbrapsht Mary-n e saj.

Ja ç’shkruan Sadija në Facebook: “1 korrik. Nisa udhëtimin tim drejt Shqipërisë, për të finalizuar pas vitesh pritje, arrogance, neglizhence dhe ligësie të paepur. Kam arritur të bëjë atë që shumë njerëz më thoshin se kurrë nuk do isha në gjendje ta bëja. Mora me qera një makinë me rimorkio për kalin dhe shkova në Tiranë për të marrë kalin tim Mary dhe u largova… Nuk ishte një udhëtim i lehtë dhe jo diçka që unë do e rekomandoja, por vetëm nëse keni vullnet të hekurt. Por unë do e bëja sërish për të mbajtur premtimin tim për Mary-n dhe për ti ofruar asaj një jetë më të mirë. Ne kemi arritur tashmë në Gjermani, jemi rrugës për në Danimarkë, Suedi dhe në shtëpinë tonë, në ishullin e kripur. Mary për herë të parë pas 8 vitesh, do të ndjejë ç’do të thotë të vraposh e lirë pa pengesë.SB- Jönköping, Suedi”.

Për kalin Mary, me të cilën Shkëlzen Berisha u shfaq në Facebook duke e kalëruar në fillim të muajit maj, ai ka mohuar që të ketë ndonjë të tillë për t’a kthyer mbrapsht.

Si përgjigje ndaj Taulant Ballës, për një fjalë të tijën në Kuvend, ai tha se, “Taulant unë nuk kam asnjë kalë për ta çuar në Suedi, është Rama ai që duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd”.

Reagimi i tij erdhi pasi deputeti Balla në një replikë në Kuvend me ish- Kryeministrin Sali Berisha, i ka thënë “i thuaj Shkëlzenit të çojë kalin në Suedi”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd