Transmetuar më 06-08-2015, 10:41





Një histori e trishtë e keqtrajtimeve të kafshëve vjen nga Franca. Një qen u varros i gjallë në Carrieres-sur-Seine, në periferi të Parisit.
Ai u shpëtua nga një i ri portugez i cili kishte dalë shëtitje me qenin e tij. I riu pa kokën e kafshës që kishte nxjerrë turirin jashtë dhelur.
I zoti i tij u identifikua nga policia dhe arrestua, ndërsa tani rrezikon dy vite burg dhe gjobë prej 30 mijë euro.
21 vjeçari i dyshuar për ngjarjen, mohoi se ishte ai që e kishte groposur të gjallë, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të artritit nga i cili qeni vuante dhe që prej tij me zi ecte./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





