Transmetuar më 06-08-2015, 10:12

Tiranë, 6 gusht 2015, NOA.al- Prej pak kohësh kishte dalë nga burgu dhe me kthimin në banesë ishte bërë mjaft i dhunshëm ndaj familjarëve, e veçanërisht ndaj vajzës së tij.

Nën akuzën e dhunës në familje gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 47 vjeçarit Alfred Kaca me banim në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se prangosja e tij u bë pas denoncimit të bërë nga vajza 14 vjeçare Xh.Kaca.

Ajo është paraqitur para uniformave blu me të nxira të shumta dhe shenja në trup, duke thënë se të gjitha ishin shkaktuar nga goditjet e të atit.

Mësohet se 47 vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu dhe vazhdimisht godiste të bijën pa shkak, të paktën sipas pretendimeve të saj.

Alfred Kaca akuzohet për dhunë në familje, ndërsa për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd