
Vlorë, 6 gusht 2015, NOA.al- “Pasqyrat” u kodua një operacion i policisë së Vlorës, gjatë të cilit u ndalua një i ri i akuzuar për 13 vjedhje.
Ervis Bushi 27 vjeç, me banim në Vlorë u vu në pranga ditën e djeshme pasi nga hetimet e kryera ndaj tij dyshohet se brenda dhjetë ditësh ka vjedhur pasqyrat e 13 automjeteve.
Më konkretisht ngjarjet kanë ndodhur nga 27 korriku e deri në 5 gusht. Bushi akuzohet se gjatë natës së 27 korrikut në lagjen “10 Korriku”, pranë ish- Drejtorisë Rruga-Ura, ka vjedhur pasqyrat e mjetin tip “Mercedez-Benz”, në pronësi të shtetasit K.P.
Po në të njëjtën natë ai ka vjedhur pasqyrat e tre makinave të ndryshme tip Benz. Tre vjedhje të tjera pasqyrash i ka bërë në 29 korrik, ku në shënjestër të tij janë vënë dy automjete tip Benz dhe një Renault.
Më 1 gusht ai ka vjedhur dy pasqyrat e automjetit tip “Benz-Mercdes”, në pronësi të shtetases E.T., ndërsa në datën 3 gjatë natës në lagjen “Isa Boletini, ka vjedhur dy pasqyra të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasi: K.L.
Dy vjedhje të tjera i ka bërë natën e 4 gushtit, ku ka vjedhur pasqyrat e dy mjeteve tip “Benz”.
Natën e 5 gushtit janë kryer dy vjedhjet e fundit të tij në lagjen “Uji i Ftohtë, ku ka vjedhur pasqyrat e dy mjeteve tip “Mercedez-Benz”,
Në ngarkim të Ervis Bushit materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes më shumë se një herë”, ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë kundrejt 37 vjeçarit Gjergj Pashaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësim të sendeve të vjedhura”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





