Transmetuar më 06-08-2015, 08:31

Një vajzë angleze, Rachel Harvey u shtrua në spital pasi ankohej vazhdimisht nga dhimbje të forta në stomak, por u kthye me fëmijë në krahë.

Historia e saj është publikuar nga “Mirror”, ku thuhet se 24 vjeçarja nga Rugeley në Staffordshire, ra për të fjetur herët pasi nuk ndihej mirë.

Por shpresa se do të qetësohej nga dhimbjet u shua pas mesnate, ku rreth orës 03.00 ato u bën të padurueshme.

Rachel zgjoi të fejuarin Simon Fenney, 38 vjeç dhe i kërkoi që ta shoqëronte në spitalin e Lichfield. Pas afro një ore ajo u bë nënë.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë se prisja fëmijë. Nuk kishte asnjë sinjal, dhe menstruacionet më vinin rregullisht. Ende nuk e besoj që jam bërë nënë”, thotë e reja.

Nga ana e tij Simon, i cili ka dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme tha se i njeh shenjat e shtatzënisë, por shprehet se te Rachel nuk kishte asnjë sinjal.

I vogli Joseph erdhi në jetë dy javë më parë dhe gëzon shëndet të plotë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd