Transmetuar më 06-08-2015, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 6 gusht 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Vendimi i Qeverisë, të përndjekurit, fondi i ri për dëmshpërblimin”.

Tituj të tjerë janë; “Helmojnë prindërit dhe vjedhin 5 milionë lekë në shtëpi, zbulohet letra e dy vajzave të zhdukura”.

“E mitura në Elbasan mesazhe me infermierin në Facebook: Martohu me mua”.

“Aksidenti, flet mjeku i urgjencës, si vdiq Bujana për 20 minuta.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Buxheti, ndihma ekonomike, rritet fondi”.

Tituj të tjerë janë; “Motrat helmojnë prindërit, vjedhin paratë dhe djegin shtëpinë”.

Lexoni dhe: Dy të mitura helmojnë prindërit e motrën dhe i vënë zjarrin shtëpisë

“Policia: Aksidenti i Bujana Bushit, nuk ka pasur shkelje”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Meta: U rrit borxhi. Taksat nuk po hapin vende pune”.

Tituj të tjerë janë; “Dy motra “helmojnë” prindërit, djegin shtëpinë, arratisen me 5 milionë lekë”.

“Projektbuxheti afatmesëm, rritje pensionesh deri në 3%”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Dy motrat helmojnë prindërit, djegin shtëpinë dhe zhduken me 5 milionë lekë. Babai: Na hodhën ilaç gjumi, janë mashtruar nga rrjetet sociale”.

Tituj të tjerë janë; “Meta i “kërkon” Ramës të ulë taksat: S’po hapin vende të reja pune”.

“Raporti i fshehtë te financat/ Evazioni fiskal mbi 35%, ja tre tatimet më problematike”.

“Atentati ndaj emigrantit dyshohet se u porosit për hakmarrje”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Prova të reja për vrasjen e Santos. Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa: Jemi pranë vrasësve”.

Tituj të tjerë janë; “Burg për Becchettin dhe administratorët”.

“Qeveria për buxhetin: Plani i ri, për të ruajtur investimet”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd