Transmetuar më 05-08-2015, 18:33

Gazetari i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu ka takuar trajnerin e skuadrës së Gjermanisë, Joachim Low. Është vete gazetari, i cili na e bën të ditur këtë takim nëpërmjet një fotografie që ka realizuar me të dhe më pas, ai e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Gazetari Fevziu dhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low duket se po pushojnë në të njëjtin vend, në bregdetin e Porto Cervo, që gjendet në ishullin e Sardenias në Itali.

Fevziu  e ka shfrytëzuar këtë rastësi duke e fiksuar në një foto. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd