
Tropojë, 5 gusht 2015, NOA.al- Në kuadër të operacionit të koduar “Alpet”, Policia e Shtetit ka bërë të munguar asgjësimin e një sasie të konsiderueshme të bimëve narkotike. Aksionin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike është shtrirë në zonën e Tropojës.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Lekbibaj, Shoshan dhe në fshatin Kocanaj, Tropojë, policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 640 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 4 parcela.
Sipas policisë në Lekbibaj janë gjetur dhe asgjësuar rreth 582 rrënjë bimë narkotike, të kultivuara në 2 parcela. Në fshatin Shoshan janë gjetur dhe asgjësuar rreth 31 rrënjë bimë narkotike, të kultivuar në një parcelë. Në fshatin Kocanaj janë gjetur dhe asgjësuar rreth 27 rrënjë bimë narkotike, të kultivuar në një parcelë.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Përparim Halilaj 39 vjeç, banues në fshatin Kocanaj, Tropojë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, Petrit Maltrashi, 47 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.
NOA.al
/e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





