Transmetuar më 05-08-2015, 12:16

Tiranë, 5 gusht 2015, NOA.al- Ishte kthyer në makthin më të keq të saj dhe gjithçka kishte nisur kur ajo sapo kishte mbushur 18 vjeçe.

Një vajzë në Tiranë e moshës 24 vjeçare O.S., prej gjashtë vitesh është kanosur me jetë, shqetësuar, përndjekur e diskretituar nëpërmjet një faqeje në Facebook, nga një 34 vjeçar.

Ditën e djeshme e reja ka gjetur guximin duke lënë mënjanë çdo frikë dhe ka denoncuar në polici, personin që e përndiqte, Panajot Buhalin, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Kjo bëri që efektivët e policisë të vënë në pranga 34 vjeçarin, për shkak të provave të shumta të gjetura ndaj tij. Mësohet se Buhali ishte fiksuar keq pas së resë dhe nuk kishte ditë që të mos e kërcënonte e përndiqte, në mënyrë që të lidheshin bashkë.

Prej frikës 24 vjeçarja ka duruar për plot gjashtë vite, por duke qenë se stresi dhe makthi kanë arritur kulmin, ndihmën e policisë e ka parë si të vetmen mundësi shpëtimi./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd