









Çfarë do të ndodhte nëse një nga lojtarët e futbollit më të famshëm në botë, do të varfërohej dhe për të jetuar do të shiste talentin e tij si art rruge?
I shëndoshur me disa kilogramë, falë një veshje gome, me mjekër dhe flokë më të gjatë, ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo, luan me top në rrugët e Madridit në Spanjë, duke tentuar të mbledhë ndonjë euro si Freestyler, duke bërë akrobaci me top.
Shumë kalimtarë as që nuk e vënë re, ndërsa një fëmijë i vogël tërhiqet pas tij. Në këto momente Ronaldo demaskohet dhe i dhuron topin të voglit.
Në pak çaste një mori njerëzish sulen drejt tij për ta fotografuar dhe takuar. Gjithçka është organizuar në formën e një video të fshehtë për të parë reagimet e njerëzve nëse një ditë një personazh i famshëm do arrijë të mbetet si i pastrehë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





