
Durrës, 5 gusht 2015, NOA.al- Nën akuzën e kanosjes me vrasje ndaj një polici, një 45 vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga.
Arben Pllumi 45 vjeç, banues në Durrës, u ndalua mbrëmjen e djeshme pasi ka kundërshtuar duke penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.
Pllumi akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





