Transmetuar më 05-08-2015, 10:23

Pogradec, 5 gusht 2015, NOA.al- Një djalë i ri në Pogradec është denoncuar në polici nga nëna, pas dhunës së ushtruar ndaj saj.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i 31 vjeçarit Adriatik K., me banim në fshatin Buçimas. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se prangosja e tij u bë pas kallëzimit të nënës D.K., 61 vjeçe.

Ajo është paraqitur e tronditur ditën e djeshme në polici ku ka thënë se në mënyrë të vazhdueshme është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej djalit të saj.

61 vjeçarja ka rrëfyer se i biri i papunë i kërkonte lekë vazhdimisht dhe përballë pamundësisë së saj për t’iu përgjigjur financiarisht e rrihte.

Kjo situatë mësohet se vijonte prej kohësh dhe gruaja kishte pësuar lëndime të vazhdueshme. Në këto kushte uniformat blu bën arrestimin e 31 vjeçarit nën akuzën e “Dhunës në familje”./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd