Transmetuar më 05-08-2015, 09:15

Një protezë 3D me një kosto prej mbi 2200 euro. Është kjo ajo që ka shpenzuar pronarja e pulës Cicley, pas dëmtimit të saj.

E zonja e saj, një amerikane që jeton në Massachusetts, 70 kilometër larg Bostonit Andrea Martin, e çoi pulën për vizitë në Cummings School of Veterinary Medicine të Tufts University, pas një frakture në tendinën e këmbës së djathtë.

Veterinerët e vendosën përballë dy zgjedhjeve ose protezë 3D ose eutanazi. Fatmirësisht për pulën Cicley, të zotët zgjidhën ta shpëtonin duke shpenzuar jo pak./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd