Transmetuar më 04-08-2015, 23:57

Shkencëtarët kanë demonstruar se jemi të aftë të njohim një tradhti me vetëm një shikim. E pra, njerëzit tani kanë zhvilluar mjaftueshëm një shqisë të gjashtë e cila është e aftë të interpretojë sinjale vizive për të kuptuar kur ai/ajo fsheh se na e “dredh”

Jeni i/e dashuruar por shumë miq e shokë ju thonë se ai/ajo ju tradhton dhe nuk bën për ju?

Mendoni se jeni xhelozë në raportin tuaj?

Më në fund, edhe shkenca është kujdesur për këtë dhe ka demonstruar se si të dallojmë një tradhtar, përmes veprimeve të tij.

“Journal of International Association for Relationship Research”, ka publikuar një kërkim shkencor, që u bazua në një numër çiftesh të cilët reagonin mes tyre për çështjen e mprehtë të xhelozisë.

Pasi u panë filmimet e videove të regjistruara, pjesëmarrësit duhet të kuptonin kush në këto pamje ishte tradhtues ndaj partnerit/es.

Pothuajse në të gjitha rastet, përgjigjet u pa të ishin të sakta.

Thjesht dhe vetëm duke vëzhguar e sy veprimet dhe fjalët e disa çifteve, personat që u përfshinë si vëzhgues në këtë studim, ia dolën të tregojnë se kush gënjente kur vinte puna për të pranuar ose mohuar një tradhti mes këtyre çifteve.

Shkencëtarët që morën pjesë në këtë kërkim, arrijnë në përfundimin se qeniet njerëzore kanë kështu një shqisë të gjashtë të aftë për të kuptuar kur një njeri shtiret dhe këtë mund ta identifikojë përmes sinjaleve vizive.

Për ta bërë këtë, pala e interesuar duhet të përfshijë partnerin/en në një dialog që lidhet me dyshimet për tradhti. Dhe vëzhgoni reagimet nervoze, bisedën e tensionuar dhe thelloni shikimin teksa flet për të kuptuar nëse fsheh diçka.

Shkencëtari Nathaniel Lambert, psikolog në universitetin Brigham Young në Provo – Utah (SHBA), thotë se këto kapacitete që tashmë njerëzit kanë zhvilluar, përbëjnë një evolucion.

Ai thekson se këto vitet e fundit, shumë njerëz kanë arritur gjithnjë e më tepër që ta zhvillojnë shqisën e gjashtë, atë të të kuptuarit me shikim të vëmendshëm nëse partneri/ja është duke e gënjyer kur përfshihet në argumente që bazë kanë dyshimet për tradhti.

Psikologu Lambert thotë se u gjend i befasuar nga rezultatet e studimit të gjatë. “U befasova nga përgjigjet e gjashtë pjesëmarrësve në kërkim, pasi ata thjesht kishin parë një video për pak minuta. Më bëri përshtypje fakti se ata kishin të drejtë në përgjigjet e tyre duke vëzhguar videot”, – shprehet dr. Lambert.

E pra, një lajm i keq sidoqoftë, për ata që kanë “mendje të keqe”. Sepse na është zhvilluar mjaftueshëm shqisa e të kuptuarit të një gënjeshtre kur vjen puna te një temë kaq e ndjeshme në çift, ajo e dyshimit për tradhti dhe stërmundimit për të zbuluar të vërtetën. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd