Transmetuar më 04-08-2015, 21:41

Një burrë 55-vjeçar ka mbetur i plagosur sot pasdite vonë në minierat e Bulqizës për shkak të një aksidenti që ndodhi në rrethana ende të paqarta.

Korrespondenti i NOA.al në Dibër raporton se i plagosuri është Zyber Allushi, 55 vjeç, banor i fshatit Peladhi të rrethit Bulqizë.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e këtij qyteti ku i është dhënë ndihma e parë. Më tej ai është transportuar me autoambulancë për në QSUT.

Policia nuk ka dhënë një informacion zyrtar rreth ngjarjes dhe nuk është e qartë se në cilën nga galeritë private të minierave të Bulqizës ndodhi ngjarja. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd