Transmetuar më 04-08-2015, 18:48

Grupi tashmë i njohur muzikor “One Direction” ka kërkuar që të marrë një kat të tërë në vijë të drejtë te një hotel, duke detyruar drejtuesit e godinës që të marrin masa për të zbrazur dhomat e atij kati që dëshironin.

Por në atë kat, prej afro dy muajsh, qëndronte aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku.

Asaj i është dashur të largohet nga dhoma e hotelit pasi grupi “One Direction” këmbënguli se e donte të gjithë katin e hotelit për vete edhe pse e dinte se aty gjendej aktorja e njohur kryesisht për filma thriller dhe horror.

Aktorja ka reaguar duke bërë një postim në llogarinë e saj të Instagram-it, ku te foto (e dyta që shihni më poshtë) shihet të ketë paketuar valixhen e saj për t’u zhvendosur në një dhomë tjetër.

Eliza ka përdorur ironi të hollë, ndaj grupit “One Direction”: “Mos u shqetësoni “1D”, ishte shumë qejf të lëvizja nga dhoma ku kam qëndruar për dy muaj, në mënyrë që ju të merrni të gjithë katin”, shkruan Eliza bashkangjitur fotografisë së publikuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd