Transmetuar më 04-08-2015, 17:23

Durrës, 4 gusht 2015, NOA.al- Ishte fiksuar keq pas saj, sa që as diferenca në moshë dhe as fakti që ishte i martuar nuk e frenuan.

Një burrë në Durrës është vënë në prangat e policisë, i akuzuar për përndjekje ndaj një gruaje të ve, rreth 20 vjeçe më e madhe se ai.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se i arrestuari është Arben Gjini 46 vjeç, banues në Durrës, i cili për dhjetë ditë rresht, ka përndjekur në qytet 46 vjeçaren K.M., banuese në Durrës.

Ka qenë gruaja ajo që ditën e djeshme ka bërë denoncimin në polici, pas shqetësimeve të shumta që Gjini i kishte shkaktuar, duke çuar në prangosjen e tij,

Mësohet se i ndaluari ngacmonte prej kohësh K.M., e cila ishte e ve, por gjatë dhjetë ditëve të fundit e ndiqte ngado, i dilte në rrugë dhe i shkonte pranë banesës, duke i shkaktuar panik dhe frikë.

Në këto kushte 66 vjeçarja pa si rrugën e vetme të shpëtimit denoncimin në polici. Në ngarkim të Arben Gjinit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd