
Tiranë, 4 gusht 2015, NOA.al- Doganat bllokojnë 172 kilogramë duhan të grirë kontrabandë dhe kallëzojnë penalisht pesë persona.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tha sot se në vijim të aksionit kundër informalitetit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës.
Nga kontrolli i ushtruar, Departamenti Operativ Hetimor pranë DPD, në bashkëpunim me ekspertët e “Crown Agents” zbuluan në treg sasi të konsiderueshme duhani të grirë kontrabandë, 172 kilogramë.
Autoritetet doganore sekuestruan mallin kontrabandë dhe kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës shtetasit Defi Veseli, Florian Doda, Reji Veseli, Fatjon Shpataj dhe Shkëlqim Qose me banim në Kamëz për veprën penale “Kontrabandë të mallrave me akcizë”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





