
Tiranë, 4 gusht 2015, NOA.al- Një burrë në kryeqytet denoncon në polici trafikimin e vajzës së tij.
59 vjeçari F.Ç., me banim në Tiranë është paraqitur ditën e djeshme në polici, duke bërë kallëzim se 19 vjeçari S.L., me banim po në kryeqytet i ka trafikuar të bijën 18 vjeçare në Turqi e më pas në Suedi.
Në pretendimet e tij, 59 vjeçari pretendon se bazuar në informacionet që ka marrë, vajza është trafikuar nga 19 vjeçari.
Në këto kushte nga ana e uniformave blu, ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





