Transmetuar më 04-08-2015, 15:44

Një objekt misterioz kalon pranë një aeroplani të Virgin Atlantic, ndërsa gjithçka është filmuar në një video amatore.

Në pamjet që i gjeni bashkëngjitur shihet një disk i dyshuar si UFO, i cili i kalon me shpejtësi sipër avionit i cili sapo është ngritur nga aeroporti John Fitzerald Kennedy në New York (SHBA).

Objekti del nga bishti i avionit dhe pastaj si në një farë i kalon përpara atij.

Një person tha për LookNowTV, se personi që e filmoi videon i fikson shpesh me kamera avionët në fluturim, por kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë.

Megjithatë, eksperti britanik i UFO-ve, Russ Kellett, thotë se nuk është i bindur që objekti vjen nga një tjetër planet.

“Filmimi duhet dërguar për ekspertim dhe zmadhim imazhi, pasi në këto kushte nuk mund të konfirmohet asgjë. Megjithatë nuk duket të jetë një zog apo diçka tjetër”, shprehet Kellet, i cili shton se nuk përjashtohet./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd